Instituti IREDS, realizoi trajnimi Ndërkombtarë dy ditor ‘’Terapia Familjare’’, i cili është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.
Trajnimi u mbajt nga Olaf Dunse, docent dhe terapist me 30 vite përvojë pune me fëmijë dhe adoleshentë.
Në ditën e parë, u diskutua mbi bazat e terapisë sistemike dhe
terapisë familjare, si dhe u ofruan këndvështrime dhe metoda të terapisë sistemike familjare, me fokus zbatimin konkret në praktikë.
Në ditën e dytë, u praktikuan perspektiva dhe metodat e terapisë sistematike familjare, intervistimi sistematik për komunikim të orientuar drejt zgjidhjes me klientët.
Konsiderojmë që trajnime të tilla janë të domosdoshme në kontekstin kosovar për të fuqizuar profesionistët e shëndetit mendor, kundrejt punës me familje.