Institutit IREDS,  realizoi trajnimin Ndërkombtarë ‘’Crregullimet e gjumit te fëmijët dhe të rriturit’’, i cili është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.
Trajnimi u mbajt nga Olaf Dunse, docent dhe terapist me 30 vite përvojë pune me fëmijë dhe adoleshentë.
Në pjesën e parë u diskutua mbi çrregullimet e gjumit tek fëmijët dhe të rriturit, bazat nga një këndvështrim sistemik. Ndërsa në pjesën e dytë, fokusi ishte tek parandalimi dhe
qasjet e trajtimit nga Terapia
Sistemike.
Në kuadër të këtij trajnimi interaktiv u realizuan edhe ushtrime praktike grupore për të reflektuar më tej mbi çrregullimet e gjumit dhe trajtimin e tyre në psikoterapi.
IREDS, do të vazhdojë edhe mëtej të kontribuojë në ngritjen e kapciteve me trajnime vendore dhe ndërkombtare për profesionistët e fushave të kujdesit psikosocial dhe mjekësor.