Florim GALLOPENI

Zhvillimi Shëndetësor & Mirëqenies

Florim Gallopeni studimet bazike kreu në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Psikologjisë dhe pastaj vazhdoj me studimet Master në Psikologjinë Klinike përmes Projektit të TEMPUS-it. Aktualisht Florim Gallopeni është në studimet e doktoratës në universitetin University Autonoma de Barcelona në drejtimin Psikologji Klinike dhe Shëndetësore.

Florim Gallopeni ka përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë që nga viti 2010, përvojë të gjatë pune në institucione të ndryshme, Psikolog Klinik në Institutin ATOMI, që nga viti 2011, Psikolog Klinik në institucione të trajtimit të fëmijëve me Autizëm, Psikolog në Fondacioni Together, Psikolog në mbështetjen e familjeve strehuese në qendrat për punë sociale përmes Amici Dei Bambini, National Supervisory Psychologist at Mensa Kosovo, dhe angazhime të tjera në projekte të ndryshme hulumtuese dhe profesionale.

Florim Gallopeni ka marrë pjesë në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare me prezantime Poster dhe prezantime Orale, po ashtu ka publikuar disa punime shkencore në revista me renome në botë, së fundmi Florim Gallopeni është edhe Reviewer në revistat e Elsevier.

LEUTRIM EDIPI

Zhvillimi Shëndetësor & Mirëqenies

Leutrim Edipi studimet bachelor i kreu në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Psikologjisë dhe aktualisht është nstudimet master “Psikologji Shkollore dhe Këshillimi”, në po të njejtin universitet. Leutrim Edipi ka përfunduar edhe programin “Psikoterapi me fëmijë dhe adoleshentë” nga Diakonisches bildungszentrum. Përgjatë angazhimit në organizata të ndryshme si hulumtues dhe trajner ai ka realizuar programe intervenimi që ndërlidhen me orientimin në karrierë, fuqizimin dhe mbështetje e të rinjve për qasje në tregun e punës, si dhe mbështetjen psikosociale të të rinjve . Leutrimi per disa vite ka qene pjesë e bordit rajonal të organizatës ndërkombtare ”Leadership Development Association Balkan”, e cila fokusohet tek zhvillimi i të rinjve, rritje personale dhe ndërmarrësi. Poashtu, Leutrimi ka përvojë në ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijë dhe adoleshentë me nevoja të vecanta.

Si hulumtues pasionant i psikologjisë, Leutrimi vazhdon të ofrojë kontributin në projekte vendore dhe ndërkombtare që ndikojnë në avancimin e politikave arsimore, shëndetësore dhe sociale, dhe përmirësimin e mirëqenies të të rinjve dhe kategorive tjera vulnerabël.

Per me teper, Leutrimi eshte edhe koordinator dhe psikolog ne Qendren Diagnostike dhe Terapeutike ”WeCare”