INSTITUTI IREDS në kuadër të projektit “Forcimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të rrezikuara në Kosovë në përgjigje të Covid-19”, është duke fasilituar procesin e themelimit të një programi/Protokolli për asistencë të ndërsjellë të QPS-ve dhe OJQ-ve ofruesit e shërbimeve sociale për të ofruar shërbime sociale së bashku, për grupet më të cenueshme në Kosovë, përkatësisht protokolli i zhvilluar do t’u mundësojë QPS-ve dhe OJQ-ve, referimin e rasteve për shërbime, ofrimin e shërbimeve të përbashkëta dhe ndjekjen e rasteve që përfitojnë nga njëra anë. IREDS përmes këtij projekti do të mbështesë bashkëpunimin në mes së paku 46 Organizatave Joqeveritare dhe Qendrës për Punë Sociale në mbarë Kosovë.
Instituti IREDS,me akterët relevant ka përfunduar ciklin e parë të projektit, duke organizuar tetë punëtoritë e para për çdo Rajon të Kosovës, në mënyrë që të mirren informacione dhe feedback mbi praktikat e mëparshme të bashkëpunimit dhe mbi impaktin e zhvillimi një programit/protokollit të përbashkët për ofrimin e shërbimeve.
Projekti mbështetet nga Save the Children in Kosova, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.