IREDS, në kuadër të projektit ‘’Rritja e punësimit të të rinjve në Kosovë përmes trajnimit dhe mbështetjes së themelimit të bizneseve te reja (start-ups) në shërbimet e kujdesit psiko-social’’, projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) hap thirrje për trajnim në modulet:

1. Trajnim për Vlerësimet dhe Intervenimet Psikologjike. 2. Trajnim për Vlerësimet dhe Intervenimet Logopedike. 3. Trajnim për Shkathtësitë e Buta dhe planet e biznesit 4. Trajnim për Edukim Shëndetësorë

Trajnimi do të realizohet nga ekspertë të fushës dhe do të ofrojnë trajnime të cilat ofrojnë shkathtësi në fushën e Psikologjisë dhe Logopedisë po ashtu shkathtësitë e të bërit biznes me qëllim të përgatitjes së profesionistëve të këtyre fushave për të qenë të pavarur në ushtrimin e profesionit të tyre. 

Të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen për trajnimet që do të marrin pjesë.

Pas përfundimit të trajnimeve të trajnuarit mund të përgatisin aplikimet për start-up në thirrjet e radhës që mund të ketë MKRS ose edhe institucionet tjera.

Kush mund të aplikoj;

Në programin e trajnimit do të pranohen 25 pjesëmarrës që vijnë nga fusha e Psikologjisë dhe 25 pjesëmarrës që vijnë nga fusha e Logopedisë, dhe mund të aplikojnë: -Të gjithë të diplomuarit në Psikologji në nivel Bsc apo Msc/MA, të cilët nuk janë të punësuar në fushën e tyre të studimit, -Të gjithë të diplomuarit në Logopedi në nivel Bsc apo Msc/MA, të cilët nuk janë të punësuar në fushën e tyre të studimit,

Pjesëmarrësit që vijnë nga fusha e Psikologjisë do të trajnohen në trajnimet, 1, 3, 4, ndërsa Pjesëmarrësit që vijnë nga fusha e Logopedisë do të trajnohen në trajnimet, 2, 3, 4. 

Për APLIKIM duhet të dërgoni:• CV• Letër motivimi• Licencën nëse e keni• Dëshmi të mbarimi të studimeve• Trajnimet tjera

Dokumentat për aplikim duhet ti dërgoni në ireds.ks@gmail.com

Vërejtje:

Aplikimi fillon nga 15 Janar dhe zgjat deri më 30 Janar 2022. 

Trajnimet do të mbahen gjatë muajit shkurt dhe mars 2022, certifikimi do të bëhet gjatë muajit Prill 2022. 

Të gjitha trajnimet janë pa pagesë!