Ftesë për regjistrim!
Instituti për Kërkim, Edukim dhe Zhvillim Social (IREDS) organizon trajnimin për mësimdhënës në fushën e edukimit inkluziv/gjithëpërfshirës. Pjesëmarrës për këtë trajnim janë të gjithë mësimdhënësit që punojnë në arsimin parashkollor, fillor, të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë. Ky trajnim u ofron mësimdhënësve një përspekitvë të trendeve të fundit në zhvillimin e arsimit parauniversitar, në të cilin kanë filluar reformat e mësimit inkluziv në shkollat dhe klasat e kombinuara. Me këtë rast, trajnimi do të fokusohet në përgatitjen e mësimdhënësve me njohuri dhe shkathtësi të reja në vlerësimin e ambientit shkollor dhe klasës për adaptim në shkollë/klasë inkluzive. Trajnimi do të fokusohet edhe në njohje të vështirësive të ndryshme të të nxënit të shfaqur tek fëmijët në faza të ndryshme të zhvillimit të tyre, si dhe rreth qasjevë të intervenimit në klasë dhe shkollë tek fëmijët me vështirësi në të nxënë.
Programi i trajnimit i ka katër module:
Moduli i Trajnimit | 80 ore gjithsej |
Konceptet në Edukimin Inkluziv | 20 ore |
Shkolla inkluzive / vlerësimi dhe modelimi i shkollës inkluzive | 20 ore |
Fëmijët me nevoja të veçanta dhe edukimi i tyre | 20 ore |
Zhvillimi i kurrikulave dhe didaktika në edukimin inkluziv / Plani Individual i Arsimit | 20 ore |
Programi i trajnimit është akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, i ofron 80 orë, të cilat u njihen mësimdhënësve për (ri)licencim.
Trajnimi do të zgjasë 8 ditë, dhe mbahet të shtuneve dhe dieleve, në Prishtinë. Pjesëmarrësit e regjistruar do të informohen me kohë për programin e trajnimit.
Trajnimi është me pagesë, dhe është 180.00 Euro për pjesëmarrës, në të cilin përfshihen edhe shujta dhe freskimet (ujë & kafe) për tetë ditët e trajnimit.
Për të bërë rezervimin për trajnim, shkarkoni formularin në vijim, plotësojeni atë dhe dergojeni përmes email: [email protected]
Vendi ku mbahet trajnimi:
Hotel Golden
Rr. Motrat Qiriazi, p.n.,
Ulpianë, Prishtinë