Instituti për Kërkim, Edukim dhe Zhvillim Social (IREDS) e akrediton në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë programin e trajnimit për mësimdhënës filelstar dhe karrieres në fushën e edukimit inkluziv. Ky trajnim u ofron mësimdhënësve një përspekitvë të trendeve të fundit në zhvillimin e arsimit parauniversitar, në të cilin kanë filluar reformat e mësimit inkluziv në shkollat dhe klasat e kombinuara. Me këtë rast, trajnimi do të fokusohet në përgatitjen e mësimdhënësve me njohuri dhe shkathtësi të reja në vlerësimin e ambientit shkollor dhe klasës për adaptim në shkollë/klasë inkluzive. Trajnimi do të fokusohet edhe në njohje të vështirësive të ndryshme të të nxënit të shfaqur tek fëmijët në faza të ndryshme të zhvillimit të tyre, si dhe rreth qasjevë të intervenimit në klasë dhe shkollë tek fëmijët me vështirësi në të nxënë.

Programi i trajnimit i ka katër module:

  1. Konceptet në Edukimin Inkluziv;
  2. Shkolla inkluzive / vlerësimi dhe modelimi i shkollës inkluzive;
  3. Zhvillimi i kurrikulave dhe didaktika në edukimin inkluziv;
  4. Fëmijët me nevoja të veçanta dhe edukimi i tyre;