IREDS, më 28 gusht, përfundoi ditën e dytë të aktiviteteve në kuadër të projektit “ Rritja e përfshirjes sociale të fëmijëve mevonesa në zhvillim nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të profesionistëve’’.
Vineland Adaptive Behavior Scales (Third Edition) ishte testi psikologjik të cilin trajneri, PhD. Florim Gallopeni e praktikoi me pjesëmarrsit përfitues të këtij projekti.
Përveç qasjes praktike duke e administruar testin pjesëmarrësit mes vete, pati diskutime dhe reflektime rreth vlerësimeve dhe impaktit të tyre në ndërtim të një intervenimi efektiv të mbështetur në evidencë.
IREDS, do të vazhdojë në ndërtimin e kapaciteteve të profesionisëve të rinj, në mënyrë që të kontribuojë ofrimin e shërbimeve sa më cilësore terapeutike.
Ky projekt mbështetet nga ATRC, në kuadër të “Resilient Community Program, financuar nga USAID dhe Mbreteria e Holandës.