Instituti IREDS, në vazhdën e aktiviteteve, në bashkëpunim me Kopshti UNIK , realizoi me prof.Olaf Dunse, edhe një tryezë diskutimi me prindër.
Në pjesën e parë të tryezës u diskutua mbi mënyat e duhura të komunikimit me fëmijë dhe si ti “lexojmë” fëmijët tanë. Pastaj, fokus të veçantë iu dha edhe fëmijërisë së hershme dhe sendërtimit të mardhënieve adaptive prind-fëmijë.
Në pjesën e dytë u mbajt sesioni i diskutimit, ku prindërit patën mundësi të prashtrojnë çështje dhe problematika në raport me edukimin e fëmijëve.