nstituti IREDS, në kuadër të projektit ‘’Rritja e përfshirjes sociale të fëmijëve me vonesa në zhvillim nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të profesionistëve’’, ka realizuar aktivitetin e parë me grupin e Punëtorëve Social, së bashku me trajneren Blerina Thaçi.
Në pjesën e parë, u bë prezantimi i programit dhe u diskutua mbi aspektet e migracionit, tendencat dhe implikimet tek qytetarët.
Më tej, u diskutua mbi konceptet dhe definimin mbrojtjes sociale si dhe mbi sistemin e mirëqenies sociale në Kosovë, duke përfshirë sfidat e ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për përfituesit.
Gjithashtu, trajnimi pati qasje interaktive duke i ofruar pjesëmarrësve një të kuptuar mbi politikat dhe kornizën legjislative të mbrojtjes sociale në Kosovë.
Për më tepër, u ndanë përvojat e punonjësve socialë për të mbështetur procese të ndryshme në trajtimin e grupeve të synuara, veçanërisht në kuptimin dhe përdorimin e sistemit të referimit, si dhe ofrimin e
një proces më të mirë të menaxhimit të rasteve në mbështetjen e riintegrimit të grupeve të synuara, veçanërisht në koordinim me aktorët e tjerë përkatës.
Ky projekt mbështetet nga ATRC, në kuadër të “Resilient Community Program, financuar nga USAID dhe Mbreteria e Holandës.