Instituti IREDS organizon Trajnim në SPSS (Paketa Statistikore për Shkencat Sociale).
Trajnimi mbahet gjatë tri ditëve, dhe ofron 20 orë akademike.
Trajnimi ofrohet për studentë (sidomos të studimeve pasdiplomike, Master dhe doktorraurë, por edhe Bachelor) të shkencave sociale, ekonomike, mjekësore, etj, personave që punojnë në organizatat e shoqërisë civile, institucionet publike, apo nësektorin e biznesit, të cilët merren me hulumtime, mbledhje dhe analiza të të dhënave të ndryshme, që kanë të bëjnë me hulumtimin e tregut, monitorimin dhe vlerësimin e politikave, programeve, strategjive, etj. Poashtu, trajnimi është relevant edhe për personat tjerë të cilët janë të interesuar të marrin njohuri të konsiderueshme në hulumtim, analiza statistikore, dhe njohuri dhe shkathtësi të përdorimit të programit SPSS.
Temat e trajnimit janë:
- Njohja shkurtimisht me procesin e hulumtimit
- Njohja me variablat dhe nivelin e matjeve
- Krijimi i bazës së të dhënave
- Kodimi dhe futja e të dhënave
- Teknikat e menaxhimit të të dhënave të munguara
- Transformimi i të dhënave
- Analiza deskriptive e të dhënave
- Eksplorimi i të dhënave me grafe
- Vlefshmëria dhe siguria e testeve
- Analiza faktoriale
- Metodat korrelacionale dhe eksperimentale të studimeve
- Hi katrori (të dhënat kategorike)
- Analiza korrelacionale
- Analiza regresionale
- Krahasimi i dy mesatareve (T-test)
- Krahasimi i tri apo më shumë mesatareve (ANOVA)
- Analizën e matjeve të përsëritura (ANOVA për analizën e matjeve të përsëritura)
- Testet jo-parametrike
Trajnimi është130 euro për person, ndërsa 100 euro për pjesëmarrësit të cilët janë studentë. Në këtë pagesë përfshihen edhe shujta dhe freskimet (ujë & kafe) për tetë ditët e trajnimit.
Për t’u regjistruar në trajnim, shkarkoni formularin në vijim, plotësojeni atë dhe dërgojeni përmes email: [email protected]