Instituti IREDS, në kuadër të projektit ‘’Rritja e përfshirjes sociale të fëmijëve me vonesa në zhvillim nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të profesionistëve’’, sot ka realizuar aktivitetin e parë me grupin e psikologëve të rinj, së bashku me trajnerin Bujar Gallopeni.
Në pjesën e parë u bë prezantimi programit dhe u diskutua mbi aspektet e migracionit, tendencat dhe implikimet në shëndetin mendor.
Më tej, u diskutua mbi krijimin e mekanizmave adaptues të përballimit me sfidat dhe strategjitë për të ndërtuar Reziliencën. Trajnimi kishte qasje interaktive duke i ofruar pjesëmarrësve një të kuptuar më të thellë mbi rëndësinë e punës me të kthyerit dhe duke dis

kutuar raste specifike përmes punës grupore.

Ky projekt mbështetet nga ATRC, në kuadër të “Resilient Community Program, financuar nga USAID dhe Mbreteria e Holandës.