IREDS përfituese e granteve të ATRC
ATRC nënshkroi marrëveshjet me përfituesit e granteve, nga 5 organizata të shoqërise civile.
Grantet u mundësuan në kuadër të projektit Resilient Community Program, projekt ky i implementuar nga ATRC, si udhëheqëse e konsorciumit në partneritet me BIRN, PEN, dhe PIPS, financuar nga USAID dhe Mbretëria e Holandës, përmes GCERF.
Qëllimi i granteve, është kontribuimi në ndërtimin e një shoqërie rezistente ndaj cdo lloj forme të ekstremizmit të dhunshëm, duke fuqizuar të rinjtë, dhe duke punuar me komunitetin dhe institucionet relevante
Objektivi i përgjithshëm i projektit të IREDS, është të kontribuojë në përmirësimin e situatës aktuale të të kthyerve, migrantëve dhe azilkërkuesve përmes përgatitjes dhe ngritjes së kapaciteteve të profesionistëve që punojnë drejtpërdrejt me ta.