IREDS, vazhdon bashkëpunimin me Save the Children in Kosova, duke qenë përfituese në kuadër të projektit “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë si reagim ndaj pandemisë Covid-19’’, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Përmes këtij projekti SciK synon të kontribuojë në një transformim efektiv të shërbimeve sociale në Kosovë për të përmirësuar cilësinë dhe disponueshmërinë e shërbimeve lokale sociale dhe të bazuara në komunitet për fëmijët dhe personat e cenueshëm që jetojnë në rrezik social.
IREDS përmes këtij projekti do të mbështesë bashkëpunimin në mes së paku 46 Organizatave Joqeveritare (OJQ) dhe Qendrës për Punë Sociale (QPS) në mbarë Kosovën. Përkatësisht, konsulenca do të lehtësojë procesin e krijimit të një programi/protokolli për asistencë reciproke të QPS-ve dhe OJQ-ve ofruese të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime sociale së bashku, për grupet më të cenueshme në Kosovë, me fokus në zonat rurale dhe të largëta