Nënshkrimi i marrëveshjes me ShFMU “Pandeli Sotiri” në Obiliq
Instituti IREDS sot nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri” në Obiliq për ofrim të trajnimeve në Edukimin Inkluziv / Gjithëpërfshirës për gjithë stafin mësimdhënës të kësaj shkolle.
Ky projekt financohet nga Programi i Bankës Botërore, i cili ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të shkollave të arsimit para-universitar në Kosovë.
Instituti IREDS është përfitues i këtij granti për këtë shkollë, si dhe për disa shkolla tjera në Kosovë, të cilat do të përfitojnë nga ky program trajnimi gjatë muajit korrik.