Instituti për Kërkim, Edukim dhe Zhvillim Social (IREDS) është ndër fituesit e thirrjes për impelementimin e modelit “të gjitha në një vend” për punësimin e të rinjëve NEET (të rinjë të pa përfshirë në edukim, punësim apo trajnim), pjesë e projektit “Karriera ime nga Zero në Hero” të mbështetur nga Bashkimi Europian.
Projekti Hero ofron trajnime në Kosovë dhe rajon dhe mundësinë e praktikës me punëdhënës prestigjiozë. Kursi i Këshillimit në Karrierë do t’i ndihmojë të rinjtë të përgaditen dhe të aplikojnë për vende pune. Modulet e këtij Kursi janë:
A.Identifikimi i kapaciteteve personale, interesave, dhe
aftësive të marrjes së vendimeve në lidhje me karrierën
B.Shkrimi i CV-së dhe Letrave Motivuese, dhe
C.Prezentimi para punëdhënësve.
#TOKA ,#Careercounseling, #EuropeanUnion