Instituti për Kërkim, Edukim dhe Zhvillim Social (IREDS) organizon trajnimin për mësimdhënës në fushën e Metodologjive të reja në mësimdhënie dhe vlerësim. Ky trajnim u ofron mësimdhënësve një përspekitvë të trendeve të fundit në zhvillimin e arsimit parauniversitar, në të cilin kanë filluar reformat e mësimit në zbatimin e Kurrikulës së re dhe metodologjitë e reja në mësimdhënie.
Me këtë rast, trajnimi fokusohet në korrikulen bazë dhe zhvillimin e programeve, metodologjitë e reja në mësimdhënie dhe në metodat për vlerësimin e nxënësve, këto tri komponente të cilat janë të domosdoshme për të siguruar që kompetencat e nxënësve do të arrihen konform kurrikules përmes metodave të përshtatshme të mësimdhënies dhe me një vlerësim profesional për arritjen e tyre.
Programi i trajnimit i ka tri module bazë:
- Kurrikula bazë dhe zhvillimi i plan-programeve;
- Metodologjitë bashkohore të mësimdhënies: Mësimëdhënia e bazuar në Projekte, Mësimëdhënia e bazuar në Hulumtime dhe Mësimëdhënia e bazuar në Probleme;
- Metodat e testimit dhe vlerësimit;
Programi i trajnimit është akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe i ofron 80 orë, të cilat u njihen mësimdhënësve për (ri)licencim.