Në kuadër të projektit të Save the Children “Fuqizimi i Organizatave Lokale të Shoqërisë Civile 2017-2021”, IREDS do të realizoj një vlerësim për të identifikuar nevojën për mbështetjen psiko-sociale/shëndetin mendor në grupet e synuara si anëtarët e stafit të SCiK, OSHC-të partnere, prindërit/kujdestarët, palët e interesuara dhe fëmijët gjatë dhe pas pandemisë COVID-19. Projekti realizohet edhe ne kater vende tjera: Moldavi, Ukraine, Maqedoni e Veriut, Serbi.
Rezultatet e vlerësimit do të na udhëzojnë në hartimin e aktiviteteve kryesore dhe programeve të ngritjes së kapaciteteve për të gjitha objektivat relevante për t’i mbështetur grupet e synura në tejkalimin e sfidave të përjetuara si rezultat i pandemive dhe mbylljeve.
Duke u bazuar në nevojat e identifikuara do të dizajnohen dhe implementohen trajnime inovative për të rriturit, fëmijët (këshillat e studentëve, fëmijët që punojnë në të drejtat e njeriut, etj), OShC -të dhe prindërit/kujdestarët, dhe me fëmijët/adoleshentët, në të gjitha vendet partnere në të njëjtën kohë.