Instituti për Kërkim, Edukim dhe Zhvillim Social (IREDS) e akrediton në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë programin e trajnimit për mësimdhënës filelstar dhe karrieres në fushën e Edukimit Inkluziv dhe Metodologjit të reja në Mësimdhenie. Ky trajnim u ofron mësimdhënësve një përspekitvë të trendeve të fundit në zhvillimin e arsimit parauniversitar, në të cilin kanë filluar reformat e mësimit inkluziv në shkollat dhe klasat e kombinuara. Me këtë rast, trajnimi do të fokusohet në përgatitjen e mësimdhënësve me njohuri dhe shkathtësi të reja në vlerësimin e ambientit shkollor dhe klasës për adaptim në shkollë/klasë inkluzive. Trajnimi do të fokusohet edhe në njohje të vështirësive të ndryshme të të nxënit të shfaqur tek fëmijët në faza të ndryshme të zhvillimit të tyre, si dhe rreth qasjevë të intervenimit në klasë dhe shkollë tek fëmijët me vështirësi në të nxënë.
Po ashtu trajnimi për Metodat e reja në mësimdhënie është pika qendrore e ofrimit të mundësive për të gjithë mësimdhënësve të avancojnë qasjen e mësimdhënies në raport me të nxënit nga ana e nxënësve dhe studentëve. Trajnimi është I dizajnuar për mësimdhëniësit e të gjitha niveleve të shkollimit.